QKSGJ pjesëmarrëse në konfencën rajonale "Partneriteti për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave" në Stamboll



Më 7 dhe 8 Maj QKSGJ ishte pjesëmarrëse e konferencës "Partneriteti për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave" qe u mbajt në Stamboll. Konferenca u organizua nga EU dhe UNWomen në kuadër të programit rajonal "Zbatimi i normave, ndryshimi i mendjeve".

Programi ka për qëllim dhënien fund të diskriminimit dhe dhunës në baza gjinore, duke u përqendruar në grupet më pak të favorizuara në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor - Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë , Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Serbi - dhe Turqi.