Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Trajnim Lidershipi për Gratë e Reja

Qendra Kosovare për Studime Gjinore në kuadër të projektit të mbështetur nga BE, “Gratë e Reja të Përfshira në Parti Politike dhe Procese Politike” ka organizuar Trajnim për Lidership dy ditor, me pjesëmarrëse të moshave 18-30, nga vende të ndryshme të Kosovës.

Trajnimi ka mbledhur pjesëmarrëse që kanë treguar motiv dhe pasion për lidership pavarësisht moshës së re dhe që tashmë kanë përvoja në lidership. Trajnimi është organizuar në natyrë interaktive, për të identifikuar problemet më të mëdha si dhe për të reflektuar mbi zgjidhjet eventuale.

Në pjesën e parë të trajnimit ka ligjëruar zonja Arta Zherka, ndërkaq në pjesën e dytë zonja Garentina Kraja. Disa nga temat që u diskutuan gjatë ligjërimit nga Arta Zherka ishin teoria e lidershipit, aftësitë e lidershipit, motivimi për lidership (analizat individuale), marrja e përgjegjësisë, inteligjenca emocionale në lidership, lidershipi i bazuar në fuqi, lidershipi autentik, bazat e lidershipit të mirë, lidershipi i gjeneratës së re etj.

Garentina Kraja ligjëroi për pasqyrën e përgjithshme të përfaqësimit të grave në politikën, pengesat shoqërore dhe institucionale, modeli i votimit, aktivizmi politik, konteksti rajonal, mobilizimi politik i grave për ndryshim (shfaqja e klipit rreth instalacionit artistik “Mendoj për Ty” në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë), identifikimi i nevojave dhe burimeve etj