Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Përmirësimi i Llogaridhënies për Barazi Gjinore në Vendimmarrje

Projekti "Përmirësimi i Llogaridhënies për Barazi Gjinore në Vendimmarrje" është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Projekti ka për qëllim përmirësimin e zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët nëpërmjet inkuadrimit të proceseve ligjore si pasojë e moszbatimit të këtij ligji. Me përmirësimin e LBGJ, synohet edhe përmirësimi i balancës gjinore në punësim në sektorin publik. Projekti synon të instalojë përgjegjësi dhe llogaridhënie më të madhe për shkeljen e Ligjit për Barazi Gjinore (LBGJ) nga institucionet publike dhe synon të rris infrastrukturën ekzistuese ligjore dhe institucionale për të avancuar integrimin gjinor dhe barazinë gjinore në të gjithë sektorin publik. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi ndryshimet më të reja të legjislacionit të fundit që nënkuptojnë se barazia mund të përcaktohet vetëm si raport 50% - 50% midis burrave dhe grave, ndikon në një zbatim më të mirë të këtij legjislacioni. Si i tillë, projekti kontribuon në dy nivele, veçanërisht në ngritjen e vetëdijësimit të publikut rreth balances gjinore 50:50 në institucionet publike dhe në përgjithësi në përmirësimin e zbatimit të legjislacionit dhe të rris llogaridhënien insitucionale. Rrjedhimisht me rritjen e zbatimit të LBGJ, synohet të të arrihet edhe përmirësimi I balancës gjinore në punësim në sektorin publik.

Aktivitetet kryesore të këtij projekti përfshijnë:

  • Aktivitetet e përgjithshme të menaxhimit të projektit
  • Hulumtim për gratë në pozita vendimmarrëse në sektorin publik.
  • Ngritja e rastit gjyqësorë kundër institucionit publik që ka performancën më të dobët të zbatimit të LBGj.