Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Trajnim me përfituesit/et e bursës për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut

Nëntë bursistët/et e përzgjedhur/a të programit të Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut janë takuar më 1,2 dhe 3 qershor në Kosovo 2.0 për të filluar punën gjashtë-mujore për trajtimin e temave të tyre. Temat e përzgjedhura për programin e sivjetëm konsistojnë me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut në Kosovë, aktivizmin përmes kulturës, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e punëtorëve, e tema të tjera të cilat do të publikohen në Kosovo 2.0. QKSGJ mbajti trajnimin per trajtimin e drejtë të cështjeve gjinore nga ana e gazetarëve.