Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Konferenca "Të rinjt/rejat në vendimmarrje", Ferizaj.

Më 26 Maj, në kuadër të edicionit të gashtë të Festivalit FemArt (25-30 Maj, 2018) QKSGJ organizoi Konferencën "Të rinjt/rejat në vendimmarrje", në Ferizaj.

Paneliste në konferencë ishin: Erza Kurti, Lavdi Zymberi and Visare Mujko-Nimani. Paneli u moderua nga Rreze Abdullahu.

FEMART - Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve çdo vit angazhon me qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmave (dokumentar, filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë), Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantimeve të ndryshme në formë të artit.

Këtë vit me moton TI UDHËHEQË festivali inkurajon qëndrueshmëri dhe solidaritet për gratë dhe burrat të cilëve ju shkelen të drejtat themelore për shkak të përkatësive të tyre etnike, racore, preferencave seksuale dhe pozitave shoqërore.