Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Trajnimi dy ditor për planifikimin strategjik të komunikimit: Aplikimi i komunikimit për metodologjinë e planifikimit për ndikim në sjellje (COMBI)

Me 16 dhe 17 Tetor, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka mbajtur trajnimin dy ditorë për akterë mbi “Planifikimin strategjik të komunikimit: Aplikimi i komunikimit për metodologjinë e planifikimit për ndikim në sjellje (COMBI)”. Trajnimi i cili në fokus ka pasur barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave, mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave joqeveritare që merren me dhunën ndaj grave, strehimoret, dhe avokatit të popullit.

Trajnimi u fasilitua nga Dr. Everold Hosein, Këshilltar i lartë për komunikim UNWomen, WHO, UNICEF, UNDE dhe UNDP. Dr. Hosein, specialist i komunikimit me 40 vjet përvojë pune në komunikimin strategjik të marketingut, avokimit dhe marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin për informim dhe edukim (IEC) është krijuesi i metodës COMBI e cila përdoret gjerësisht në çështjet e zhvillimit shoqëror.

Ky projekt përkrahet nga BE dhe UN Women.