Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Ndarja e cmimit "Punëdhënës/e i/e barabartë i/e vitit"

Më 3 Tetor 2017, Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizoi një ceremoni për ndarje të çmimit "Punëdhënës/e i/e barabartë i/e vitit". Përmes kësaj ngjarjeje QKSGJ synoi të vlerësojë OJQ-në dhe biznesin që qëndrojnë më së miri në ofrimin e mundësive të barabarta për burrat dhe gratë; duke hapur rrugën, në këtë mënyrë, dhe duke ofruar shembull të mirë për të tjerët se si të përmirësojnë situatën në organizatat dhe bizneset e tyre. Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit “Përfaqësimi gjinor në shoqërinë civile dhe sektorin privat” që QKSGJ zbaton si përfituese e programit Angazhimi për Barazi - E4E të financuar nga USAID mbështetur nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC