Qendra Kosovare për Studime Gjinore, me 27 nëntor 2018, organizoi konferencën "Gratë në Politikë dhe Qeverisje: Perceptimet e të rinjve",në Venture UP, Prishtinë.
Të ftuarit në panel ishin: Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Mimoza Kusari Lila, Deputete në Kuvendin e Kosovës, Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës. Diskutimi u moderua nga Pranvera Lipovica, Instituti Demokratik Kombëtar.
Gjatë konferencës gjithashtu u publikua hulumtimi i ri i QKSGJ: "Gratë në Politikë dhe Qeverisje: Perceptimet e të rinjve"