Fushata vetëdijësuese për pjesëmarrjen e grave kandidate, votuese dhe pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje
Fushata "Fuqizohu me Votë"
Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në kuadër të projektit të mbështetur nga BE - “Gratë e Reja të Përfshira në Parti Politike dhe Procese Politike”, ka lansuar një spot vetëdijesues me moton #FuqizohuMeVotë, që ka për qëllim inkurajimin e të rinjve, në veçanti të grave të reja, për të votuar.
QKSGJ iu bën thirrje të rinjve që të votojnë dhe të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes.
Ky spot vetëdijesues po ashtu sjell në vëmendje që përmes votimit të rinjtë i vendosin kërkesat dhe synimet e tyre në agjendën politike. Vota e të rinjve promovon demokracinë, barazinë gjinore, diversitetin dhe mundësitë e barabarta.
https://www.youtube.com/watch?v=Fw5l0v5L7cs