Liridona Sijarina

Liridona Sijarina

Liridona Sijarina punon në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore si Menaxhere e Projektit. Ajo është aktiviste feministe e cila angazhohet në avancimin e barazisë gjinore dhe drejtësisë shoqërore në Kosovë. Ka përfunduar studimet bachelor për Shkenca Politike pranë Universitetit të Prishtinës dhe më parë ajo ka qenë e angazhuar në Rrjetin e Grave të Kosovës dhe Women 4 Women në projekte që adresojnë të drejtat socio-ekonomike të grave.