Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Përfshirja e Fëmijëve si Qytetarë Aktiv në Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore

Qëllimi kryesor i projektit “Përfshirja e fëmijëve si qytetarë aktivë në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe perspektivës gjinore” është adresimi i të drejtave të fëmijëve nga perspektiva gjinore si dhe forcimi i kapaciteteve dhe zgjerimi i ekspertizës së organizatave të përfshira në projekt në mënyrë që ato të marrin përsipër rolin e tyre mbikëqyrës dhe avokues në avancimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Rezultatet e projektit janë si më poshtë:

  • Rritja e cilësisë në punën, aktivitetet dhe praktikat e organizatave të përfshira në projekt, hapja ndaj aktorëve të rinj, që nuk përfshihen natyrshëm në një sektor;
  • Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për të punuar në mënyrë transnacionale dhe ndërsektoriale;
  • Adresimi i nevojave dhe prioriteteve të përbashkëta në fushën e të drejtave të fëmijëve;
  • Mundësimi i transformimit dhe ndryshimit (në nivel individual, organizativ ose sektorial), duke çuar në përmirësime dhe qasje të reja, në përpjesëtim me kontekstin e çdo organizate.

Objektivi i punëtorive është të rrisë kapacitetet e fëmijëve në zhvillimin e fushatave të tyre ndërgjegjësuese mbi temat e të drejtave të fëmijëve dhe dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Pas punëtorive QKSGj në bashkëpunim me një ekspert do të përpilojë një raport rekomandimesh që do të mbledhë më tej do të na udhëzojë mbi çështjet më urgjente për të cilat interesohen fëmijët. Duhet të theksohet në prezantimin e punëtorive pjesëmarrëse se inkurajohen opinione të ndryshme dhe roli i lehtësuesit është të drejtosh diskutimin dhe të sigurohesh që rezultati të pasqyrojë realitetin në mënyrën më të mirë. Diskutimi dhe vlerësimi i secilit prej kritereve i mundëson organizatës të përcaktojë mangësitë dhe të bëjë rekomandime për ndërtimin e kapaciteteve të kërkuara.

Projekti është financuar i nga Qeveria Suedeze më mbeshtetje të Save the Children Kosova/o.