Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Avansimi i diversitetit në tregun e punës si parakusht i punës dinjitoze për të gjithë

Ky projekt do të adresojë drejtpërdrejt format kryesore të diskriminimit në tregun e punës si diskriminimi me bazë gjinore dhe diskriminimi racor. Nga njëra anë, projekti do të adresojë menjëherë shkallën e lartë të papunësisë në mesin e grave të reja rome, ashkali dhe egjiptiane përmes Programit të Praktikës. Nga ana tjetër, QKSGJ do të punojë ngushtë me sektorin publik dhe privat dhe do të prodhojë politika dhe iniciativa që synojnë eliminimin e diskriminimit në tregun e punës. Projekti do të përpiqet të arrijë objektivat e mëposhtme specifike:

  1. Rritja e pjesëmarrjes së grave të reja rome, ashkali dhe egjiptiane në tregun e punës.
  2. Trajtimi i ngacmimeve seksuale në vendin e punës në sektorin privat.
  3. Rritja e ndërgjegjësimit për diskriminimin me bazë gjinore dhe racore në vendin e punës.
  4. Shtyrja përpara “politikat e diversitetit në nivel shtetëror dhe në sektorin privat.
  5. Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe OJQ-ve.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Holandeze në Kosovë në kuadër të projektit Matra and Human Rights Fund 2022.