Fleta Çetaj

Fleta Çetaj

Fleta Cetaj punon si Menaxhere e Projekti në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Ajo ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht është duke vazhduar studimet Master në të Drejtën Penale në të njëjtin institucion.

Gjatë studimeve të saj Fleta është angazhuar në punë praktike në organizata joqeveritare si monitoruese e seancave gjyqësore me KDI dhe YIHR, ka kryer praktikën profesionale njëvjeçare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ajo është pjesë e panelit të Forumit Rinor për Barazi Gjinore në Kosovë, i cili financohet nga UNDP. Gjithashtu është angazhuar si facilitatore ne Gjykime te Stimuluara, aktivitet qev organizohet në kuadër të kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” në YIHR.

Ajo është veçanërisht e interesuar dhe entuziaste për temat dhe projektet që promovojnë barazinë gjinore në të gjitha sferat sociale.