Etleva Zeneli

Etleva Zeneli

Etleva Zeneli punon si Menaxhere e Projektit në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Ajo ka studiuar drejtësi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Angazhimet më të hershme profesionale të Etlevës ishin në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike, Ministria e Drejtësisë etj.

Pas diplomimit, ajo u angazhua si hulumtuese në një projekt të realizuar bashkërisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Universiteti i Prishtinës, ku u pozicionua në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjatë këtij projekti ajo publikoi një punim hulumtues mbi dhunën në familje në Kosovë, i titulluar "Faktorët socio-demografikë mbi dhunën në familje në Kosovë", i bashkëautuar me profesoreshën Tahiraj.

Për më tepër, e nxitur nga dëshira për të promovuar gjithëpërfshirjen dhe për të mbrojtur të drejtat e grupeve të margjinalizuara, ajo menaxhon një projekt që promovon diversitetin në vendin e punës me fokus të veçantë tek gratë dhe komunitetet jo-shumicë. Ajo aspiron të krijojë një kulturë të përfshirjes gjinore përmes hulumtimeve, zhvillimit të politikave, avokimit dhe përpjekjeve lobuese.