Alba Ajdarevikj punon si menaxhere e projektit në Qendrën Kosovare të Studimeve Gjinore. Alba ka studiuar Studime për Paqe dhe Konflikt dhe Politika Publike & Qeverisje në RIT Kosovë, duke u diplomuar me nderime Magna Cum Laude nga RIT New York në vitin 2022. Alba ka punuar në projekte të ndryshme në organizata të tjera të shoqërisë civile me qasje feministe. Ajo gjithashtu ka punuar në hulumtime të zhvilluara nga sektori privat për tema të ndryshme. Gjatë studimeve, Alba ka marrë pjesë edhe në trajnime dhe konferenca të ndryshme, duke përfshirë Akademinë Lokale të Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja, ISWI 2019, Suny Model EU, The Napier Experience, e kështu me radhë. Për më tepër, ajo është marrëse e Çmimit të Studiuesve të Drejtësisë Shtetërore nga Qendra për Shtetin, Ligjin dhe Lirinë në RIT. Alba ka qenë gjithmonë e apasionuar pas të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave dhe të drejtave të komunitetit LGBTQI+. Prandaj, ajo ka zgjedhur të angazhohet në shoqërinë civile për të punuar ngushtë me komunitete të tilla të margjinalizuara.