FEMTALK
FemTALK është një platformë diskutimi e krijuar nga QKSGJ. FemTALK janë debate që mbahen një herë në muaj për tema që kanë të bëjnë me çështjet gjinore dhe studimet gjinore. Në çdo debat janë të ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, mediave, qeverisë, aktiviste për të drejtat e grave, studentë, profesorë, përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë dhe partive politike.
Debatet zhvillohen në një mjedis joformal për të krijuar një mjedis më të hapur për diskutim. Temat e diskutuara zgjedhen sipas rëndësisë së tyre për çështjet aktuale dhe situatën politike.