Thirrje e hapur për aplikime:
Monitorimi dhe llogaridhënia me ndjeshmëri gjinore

Ky projekt, i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UN Women në Kosovë, mbështet integrimin e barazisë gjinore në sektorë të ndryshëm gjatë procesit të anëtarësimit në BE. Ai synon të forcojë mekanizmat e barazisë gjinore dhe të promovojë të drejtat socio-ekonomike për të gjithë. Projekti bazohet në Profilin Gjinor të Kosovës, duke analizuar pabarazitë gjinore dhe duke ofruar rekomandime për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.