Lajme dhe Ngjarje

Të rinjtë dhe barazia gjinore në Prizren

No items found.

23/11/2018

Më 23 nëntor, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) organizoi konferencën “Të rinjtë dhe barazia gjinore në Prizren”. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Gratë e Reja të Përfshira në Partitë dhe Proceset Politike".

Kjo konferencë përveç diskutimit rreth perceptimeve të të rinjve mbi politikën në Prizren, duke u fokusuar nga perspektiva gjinore, ka sherbyer gjithashtu si forum i shkëmbimit të ideve dhe identifikimit të qartë të pengesave për angazhimin aktiv të grave që do të shërbejnë gjithashtu si një mjet për rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve në Prizren.

Folës kryesor ishin: Artan Abrashi, Kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit; Vjosa Curri, Drejtore Ekzekutive, Dora Dorës; Hajrullah Ceku, Aktivist për të drejtat e njeriut. Ndërsa fjala Hyrëse dhe moderimi është bërë nga Tringa Kasemi, Aktiviste, Femaktiv.