Lajme dhe Ngjarje
Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje
20/03/2019
Me 20 Mars 2019 Luljeta Demolli ishte pjesë e panelit: “Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje”, ku morën pjesë znj. Mexhide Mjaku Topalli, Deputete e Parlamentit të të Kosovës dhe Kryetare e Grupit të Grave Deputete, Duda Balje, Deputete në Parlamentin e Kosovës, Luljeta Demolli, Drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore dhe Besnik Leka, nga Care International, Moderator i Tryezës.
Kjo tryezë u organizua nga Fondacioni Jahjaga, me përkrahje përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.