Lajme dhe Ngjarje
QKSGJ pjesёmarrёse nё javёn e Avokimit nё Bruksel organizuar nga Kvinna till Kvinna
Prej 4 deri me 8 Nëntor 2019, Qendra Kosovare pёr Studime Gjinore mori pjesё nё javёn e avokimit nё Bruksel sё bashku me pёrfaqёsueset tjera nga organizatat pёr tё drejtat e grave nga rajoni i Ballkanit Perёndimorё. Gjatё javёs sё avokimit, grupi zhvilloi takime me deputetё tё parlamentit evropian, me komisionin evropian, EEAS, si dhe DG NEAR. Nё kёto takime u theksua nevoja pёr pёrspektivёn gjinore nё proceset e integrimit evropian.