Lajme dhe Ngjarje

Marshojmë S'festojmë 2019

No items found.

08/03/2019

Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne Protestojmë dhe nuk Festojmë sepse nuk kemi arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore. Prandaj, nuk kemi arsye të festojmë. Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Më 8 Mars 2019 parakaluam rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë.

Për gatë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, ne MARShuam. MARShuam për të gjitha punët e shumfishta që gratë bëjnë të paguara dhe të pa paguara.

Fotografitë nga: Patrik Domi

Fotografi nga: Majlinda Hoxha