Lajme dhe Ngjarje

Konferenca për mbështetjen e Koventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës

No items found.

14/03/2018

Me 14 Mars, 2018 u mbajt konferenca për mbështetjen e Koventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës e cila mblodhi përfaqësues nga sindikatat, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Në Konferencë, mori pjesë edhe Luljeta Demolli e cila së bashku me Adelina Berisha nga RRGK prezentuan punën e OJQ në adresimin e ngacmimeve dhe dhunës në baza gjinore përmes raporteve hulumtuese dhe projekteve. Në panel pjesëmarrëse ishte edhe Shukrije Rexhepi nga Rrjeti i Gruas së BSPK e cila tregoi për punën e BSPK-së bashkë me organizatat jo-qeveritare në rekomandimet e Kosovës lidhur me Konventën e ILO-s.

Konkluzionet që dolën nga konferenca janë:

  • Informimi dhe senzibilizimi i grave dhe burrave për të drejtat e tyre dhe raportimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës.
  • Bashkëpunim më i ngushtë i sindikatave dhe organizatave jo-qeveritare me institucionet e drejtësisë për raportimin dhe shqiptimin e dënimeve për personat që ushtrojnë dhunë dhe ngacmim seksual në vendin e punës.
  • Rritja e llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë dhe shqiptimi i dënimeve për shërbyesit civil që nuk i përmbahen rregullave të punës dhe diskriminojnë në baza gjinore.