Lajme dhe Ngjarje

Debat me studentë - Kolegji AAB

No items found.

01/03/2018

Më 6 Dhjetor 2017, Qendra Kosovare për Studime Gjinore në bashkëpunim me Kolegjin AAB organizoi një diskutim me studentë rreth përfshirjes së grave dhe të rinjve në vendimmarrje dhe procese politike. Kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit të mbështetur nga BE "Young Women Engaged in Political Parties and Political Processes"

Folëse ishin:

  • Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore
  • Mybera Shala Mustafa, Ligjëruese në AAB dhe ish Zv/Ministre e Shëndetësisë
  • Genta Gola, Koordinatore e Projektit, Qendra Kosovare për Studime Gjinore
  • Pranvera Lipovica, Senior Program Manager, Political Parties Program, National Democratic Institute in Kosovo
  • Ukshini Kosovare, Kordinatore për Fakultetin Ekonomik, Kolegji AAB

Në këtë diskutim të hapur dhe interaktiv u diskutua për sfidat e grave dhe të rinjve në pozita vendimmarrëse dhe politike, si dhe numrin e ulët të tyre në lidership.