Lajme dhe Ngjarje
Balancimi mes punës dhe jetës dhe leja prindërore
Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajti panelin e diskutimit “Balancimi mes punës dhe jetës dhe leja prindërore”.
Të ftuar për të diskutuar ishin panelistët në vijim: Valëza Zogjani, Hulumtuese e politikave, D4D; Kadri Gashi, Drejtor Ekzekutiv, SIT; dhe Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv, AMC. Ndërsa moderimi u bë nga Liridona Sijarina, Menaxhere e Projekteve, QKSGJ.
Ky aktivitet realizohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore në kuadër të projektit "Leja prindërore për barazi gjinore" që implementohet nga Demokraci për zhvillim, financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.