Punëtoria “Gratë në Zgjedhjet Lokale 2017 dhe Pozitat Vendimmarrëse”
Më 06 Tetor, QKSGJ organizoi punëtorinë, “Gratë në Zgjedhjet Lokale 2017 dhe Pozitat Vendimmarrëse”
që kishte për qëllim prezantimin e gjendjes aktuale të grave në këto pozita si dhe diskutimin e sfidave
dhe problemeve lidhur me pjesëmarrjen e grave në procese vendimmarrëse. Gjithashtu marrë parasysh
që në Tetor kishim zgjedhjet lokale në komunat e Kosovës një pjesë e diskutimit u fokusua edhe tek
pjesëmarrja e grave në partitë politike dhe fuqia e tyre vendimmarrëse. Prezantimi si dhe moderimi
gjatë gjithë takimit është realizuar nga z. Valmir Ismaili, Drejtor Ekzekutiv i D+.