Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Konferenca "Miratimi i politikës kundër ngacmimit seksual në vend të punës"

Qendra Kosovare për Studime Gjinore, më 11 dhjetor 2017 organizoi konferencën “Miratimi i politikës kundër ngacmimit seksual në vend të punës në Kosovë”. Kjo politikë kontribon në mbrojtjen e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë në Kosovë duke ndaluar çdo formë të ngacmimit seksual që rrezikon integritetin personal të të gjithë të punësuarëve në Kosovë.

Fjalën hyrëse në konferencë e kishte Vonda Kimble Delawie. Kurse, folësit kryesor ishin: Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, të drejtat e njeriut, mundësi të barabarta dhe kundër diskriminim; Jehona Lushaku, Ligjëruese, Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Prishtinës. Për më shumë, prezentimi i politikës kundër ngacmimit seksual në vendin e punës, u bë nga Lavdi Zymberi, Menaxhere e Projektit, Qendra Kosovare për Studime Gjinore.


Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Përfaqësimi gjinor në shoqërinë civile dhe sektorin privat” nën programin Angazhim për Barazi - E4E, i financuar nga USAID Kosovo dhe i përkrahur nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC.