Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Bursa për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut

Programi i bursave për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut është komponentë e projektit “Mbështetja për mediat dhe gazetarinë e pavarur me një perspektivë të të drejtave të njeriut në Kosovë”, i cili financohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Projekti implementohet prej Kosovo 2.0, Center for Equality and Liberty dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Në vitin 2018 janë përgjedhur 9 bursa për të përcjellur programin e bursës në fushën e të drejtave të njeriut, të cilët do të punojnë në periudhë 6-mujore, nën mbështetje të redaktorëve, për të realizuar storiet e tyre dhe më pas publikuar në revistën online Kosovo 2.0. Për më tepër, fellows inkurajohen që storiet e tyre të i publikojnë edhe në media të tjera, sipas udhëzimeve të Kosovo 2.0.