Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Mbështetja për mediat dhe gazetarinë e pavarur me një perspektivë të të drejtave të njeriut në Kosovë

"Mbështetja për mediat dhe gazetarinë e pavarur me një perspektivë të të drejtave të njeriut në Kosovë”, është projekt i cili financohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti implementohet prej Kosovo 2.0, Center for Equality and Liberty dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Projekti synon t’i angazhojë dhe fuqizojë gazetarët/et e rinj/reja që përmes gazetarisë t’u shërbejnë interesave të të heshturve, margjinalizuarve, të ndarëve, e shpeshherë të përjashtuarve. Njashtu, projekti synon të prezantojë në diskursin publik këndvështrime dhe pozicione që kundërshtojnë normat diskriminuese tradicionale që rrezikojnë grupe të caktuara të shoqërisë.