Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Gratë e Reja të Përfshira në Parti Politike dhe Procese Politike

“Gratë e Reja të Përfshira në Parti Politike dhe Procese Politike” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, që ka filluar zbatimin në dhjetor të vitit 2016. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është implementimi i plotë i Ligjit për Barazi Gjinore dhe Ligjit Kundër Diskriminimit të Grave, përmes përmirësimit të pjesëmarrjes së tyre në pozita politike dhe vendimmarrëse në institucione publike. Projekti synon kanalizimin e ndryshimit përmes tri boshtevekryesore: Forcimit të kapaciteteve të OJQ-ve lokale të grave; Mundësive më të mëdha për të
mobilizuar anëtarët dhe aktivistët përmes grave të reja të trajnuara; dhe rritja e dukshmërisë dhe shtrirjes së OJQ-ve lokale të grave përmes vizibilitetit të shtuar dhe pranisë në terren.

Projekti synon të arrijë qëllimet specifike të mëposhtme:

  • Rritja e pjesëmarrjes së grave të reja votuese dhe udhëheqëse në Kosovë në përgjithësi dhe në rajonin e Prizrenit më specifikisht;
  • Ngritja e kapaciteteve të grave të reja që në mënyrë të suksesshme të konkurrojnë në politikë dhe institucione publike;
  • Përmirësimi i politikave që nxisin pjesëmarrje më të madhe të grave
  • Nxjerrja e dëshmive rreth sfidave me të cilat ballafaqohen gratë e reja në pjesëmarrjen në politikë për programet e ardhshme të Qeverisë dhe institucioneve jo-qeveritare;
  • Ngritja e vetëdijes rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së plotë të grave në skenën politike dhe publike.