Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Avancimi i barazisë dhe i mosdiskriminimit

Avancimi i barazisë dhe i mosdiskriminimit

Prjojekti "Avancimi i barazisë dhe i mosdiskriminimit" synon të vlerësojë shkallën reale të diskriminimit kundër grave dhe komunitetit LGBTI në institucionet publike dhe private. Me anë të testimit të diskriminimit në situata të caktuara, ky projekt do të testojë diskriminimin bazuar në gjini, identitet gjinor dhe orientim seksual si dhe do monitorojë reagimin institucional ndaj rasteve të tilla dhe zbatimin e kornizës ligjore që i mbronë këto grupe nga të gjitha format e diskriminimit. Përmes angazhimit të komunitetit, projekti do të kontribuojë gjithashtu në aktivizimin dhe fuqizimin e grave të reja dhe personave LGBTI si agjentë të ndryshimeve dhe avancimit të barazisë gjinore në Kosovë.

Ky projekt zbatohet në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe financohet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.