Luljeta Demolli

Luljeta Demolli

Luljeta Demolli është Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

Më parë ajo ka punuar si Menaxhere e Projektit dhe hulumtuese kryesore për projektin e qendrës për historinë e grave në politikë. Luljeta ka përfunduar studimet në sociologji dhe filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ajo gjithashtu e ka përfunduar Kolegjin për Studime Alternative Humanistike në Prishtinë (2000 – 2001). Luljeta ka marrë pjesë në më shumë se 20 hulumtime të realizuara nga Qendra për Studime Humanistike ‘Gani Bobi’ përfshirë hulumtimet sociale dhe komerciale të realizuara me metoda kualitative dhe kuantitative. Gjithashtu ka punuar për Korporatën Farmaceutike të Kosovës si koordinatore e bazës qendrore të të dhënave (2002 – 2003). Ka marrë pjesë në hulumtimet e realizuara nga Departamenti i Sociologjisë i Universitetit të Prishtinës, me kërkesë të Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF), me anë të të cilave janë bërë vlerësimet e projekteve që ky fond i ka realizuar në Kosovë (2002 – 2003). Para se t’i bashkohej Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta ka punuar si koordinatore e ekipit hulumtues për partinë Politike ORA (2004).