Driton Parduzi

Driton Parduzi

Driton Parduzi është Koordinator i Financave / Administrativ, në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Ai është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematikore në Universitetin e Prishtinës.

Karrierën e tij e filloi si mësues i lëndës së Matematikës në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, dhe më vonë punoi si Zyrtar i Prokurimit në Kompaninë Hana. Që nga viti 1999 deri më 2005, ai punoi në CARE International Kosovo, si Kontabilist. Puna në organizata të ndryshme, ka ndihmuar që ai të zhvillojë aftësitë personale dhe profesionale të tij.