Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Historiku, Visioni dhe Misioni

Historiku

Qendra Kosovare për Studime Gjinore është themeluar në vitin 2002 nga Programi i Gruas KFOS dhe ka qenë organizata e parë e këtij llojit në Kosovë. Dy vite pas themelimit bazuar në një studim fizibileteti, Bordi i KFOS vendosi që Programi i Grave të shkëputej nga KFOS-i dhe të bëhej pjesë integrale e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.

Që nga kjo kohë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore është organizatë kryesore në zhvillimin e studimeve dhe hulumtimeve të çështjeve gjinore në Kosovë. Publikimet e hulumtimeve të realizuara nga qendra janë mirëpritur nga organizatat e ndryshme joqeveritare, përfaqësues të qeverisë dhe profesor të Universitetit të Prishtinës.


Vizioni

Vizioni i QKSGJ-së është që të zhvillohet në një institut të besushëm, i cili do të shërbejë si qendër e burimeve, informacionit, të dhënave të sakta, rekomandimeve për politika dhe hulumtime nga perspektiva gjinore të ndjeshme ndaj diversiteteve në shoqërinë kosovare, për organizata joqeveritare dhe qeveritare vendore dhe ndërkombëtare.


Misioni

Misioni i Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) është integrimi i perspektives gjinore në të gjitha analizat, programet dhe politikat e të gjitha sektorëve të shoqërisë kosovare, përmes ngritjes së vetëdijes për çështje gjinore, zhvillimit të studimeve gjinore, krijimit të politikave të ndjeshme nga aspekti gjinore; përmes hulumtimeve; avokimit dhe lobimit.