QKSGJ pjesëmarrëse në Vizitën Studimore të Kvinna till Kvinna në Stockholm



Më 18-22 Shkurt 2019, Luljeta Demollli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore mori pjesë në vizitën studimore të organizuar nga Kvinna till Kvinna në Stockholm.

Gjatë vizitës, organizatat për të drejtat e grave nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor u takuan me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë për të diskutuar rreth gjendjes së aktivisteve për të drejtat e grave në rajon. Për më shumë, gjatë vizitës u diskutua rreth të arriturave të deritashme dhe u krijua strategji për nisma të ardhshme të përbashkëta avokuese. Strategjia u fokusua në avokimin e integrimit të perspektivës gjinore në proceset e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.