QKSGJ merr pjesë në BarCamp Peja



Më 27 Shtator, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore ishte folëse në BarCamp Peja me temën: “Të drejtat e punëtorëve", organizuar nga Anibar.

Në këtë edicion të BarCamp Peja, të ftuarit folën edhe për mekanizmat mbrojtës të këtyre të drejtave në rast se ata ballafaqohen me ndonjë shkelje ose cënim të së drejtave të tyre për punë të dinjitetshme, të sigurtë dhe të barabartë për të gjithë.

Luljeta Demolli foli rreth perspektivës gjinore dhe të drejtat e grave në punë.