Prezantimi i raportit të hulumtimit "Kuota gjinore në bordet e korporatave në Kosovë"



Me 21 Maj, QKSGJ, në kuadër të projektit “Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë” financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, prezantoi raportin hulumtues “Kuota gjinore në bordet e korporatave në Kosovë”.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Koalicioni të drejtat e barabarta për të gjithë (ERAC) dhe Shtëpia e Evropës në kuadër të aktiviteteve të Fushatës për Ekonomi #LetsTalkEconomy, organizuan ngjarjen “Gratë në Biznes në Kosovë”.


Ngjarja u hap nga Ambasadorja znj. Natalia Apostolova e cila theksoi që “Kosova është e mbushur me gra të afta, inteligjente, që punojnë shumë, të cilat shfaqin një shkallë të lartë të profesionalizmit në të gjitha nivelet”. Në këtë ngjarje, në sesionin e paraditës pas fjalëve hyrëse të zt. Carlos Abaitua-Zarza, Menaxher nga Zyra e Bashkimit Evropian, znj. Jeta Bakija, Menaxhere e Projekteve në ECMI Kosovës, znj. Luljeta Demolli, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, prezantoi raportin e përpiluar nga QKSGJ: Kuotat gjinore në bordet e korporatave në Kosovë. Ndërsa në sesionin e pasditës kishte diskutime të hapura në mes disa grave që janë udhëheqëse të bizneseve në Kosovë dhe publikut, që u organizuar në kuadër të aktiviteteve të “Gender Talks”.


Kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit katër (4) vjeçarë “Koalicioni të drejtat e barabarta për të gjithë (ERAC)” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë