Pjesëmarrja e QKSGJ-së në FemArt



Në edicionin e gashtë të Festivalit FemArt (25-30 Maj, 2018) QKSGJ mori pjesë në ngjarjet në vijim:

- Më 26 Maj, Luljeta Demolli ishte pjesë e panelit të diskutimit "Levizjet Feministe".

- Më 26 Maj, Lavdi Zymberi ishte paneliste në Konferencën "Të rinjt/rejat në vendimmarrje", organizuar në Ferizaj.

- Më Maj, Nita Zogiani ishte pjesë e panelit të diskutimit “Të rinjtë për Paqe dhe Aktivizëm”, organizuar me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organizatës Kvinna till Kvinna, për të biseduar rreth rolit të përfshires së të rinjëve në proceset e ndërtimit të paqes dhe punës që Kvinna till Kvinna ka bërë në këtë drejtim.

FEMART - Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve çdo vit angazhon me qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmave (dokumentar, filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë), Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantimeve të ndryshme në formë të artit.

Këtë vit me moton TI UDHËHEQË festivali inkurajon qëndrueshmëri dhe solidaritet për gratë dhe burrat të cilëve ju shkelen të drejtat themelore për shkak të përkatësive të tyre etnike, racore, preferencave seksuale dhe pozitave shoqërore.