MARShojmë, S'festojmë



Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne Protestojmë dhe nuk Festojmë! sepse nuk kemi arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore. Prandaj, nuk kemi arsye të festojmë. Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Më 8 Mars 2018 (ditë e enjte) nga ora 12:00 mbledhemi tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë.

MARSHI nuk përfundon këtu. Ne do të vazhdojmë me GREVȄ, me PROTESTȄ dhe REZISTENCȄ politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore.

Gratë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, do të dalim në grevë dhe do të refuzojmë të punojmë. Do të dalim nga kuzhinat, univesitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, spitalet dhe zyret. Do hyjmë në grevë për të gjithë punën e shumfishtë që e bëjmë të paguar dhe të pa paguar.