Gratë aktiviste në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi



Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Programi Regjional nga EU-UN "Implementimi i Normave, Ndryshimi i Mendësisë" i cili ka gjithsej 48 organizata jo qeveritare partnere në Ballkanin Perëndimor si dhe në Turqi, ka krijuar një hartë interaktive e cila tregon disa nga gratë dhe aktivistet guximtare që punojnë për luftimin dhe eliminimin e diskriminimit dhe dhunës në rajon.

Dafina Prekazi nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore ishte pjesë e këtij aktiviteti me mesazhin në vijim: "Është e domosdoshme që ne të bashkojmë gjitha forcat drejt kuptimit dhe ndryshimit të normave kulturore dhe shoqërore që arsyetojnë të gjitha llojet e diskriminimit dhe dhunës kundër grave dhe vajzave"

http://eca.unwomen.org/en/what-we-do/ending-violence-against-women/regional-programme-in-the-western-balkans-and-turkey/story-map-for-iwd-2018