FORUMI I OKB-SË PËR NDËRTIM TË BESIMIT NË KOSOVË



Përfaqësuese të Qendres Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) morën pjesë në Forumin e OKB-së për ndërtim të besimit në Kosovë. Rreth 120 liderë të Kosovës, që përfaqësojnë një varg të gjërë të sektoreve civile dhe profesionale u bashkuan nën organizimin e Kombeve e Bashkuara për të diskutuar rrugët e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët për të ndërtuar një besim më të madh në mes të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, dhe përcaktuan platformën për veprime të ardhshme në një varg fushash.

Dy ditët e takimeve intenzive dhe debateve, të mbajtura në kryeqytetin slloven, Lubjanë prej 6 deri më 8 maj, qenë vazhdim i punës dy-mujore përgatitore nga fokus grupet e Kosovës, duke i mbuluar gjashtë fushat kryesore tematike: qeverisjen e mirë, çasjen në gjyqësi, mediat dhe komunikimin, fuqizimin ekonomik dhe ambientin, arsimin, the ndërtimin e besimit ndërfetar. Çështjet ndërsektoriale përfshinë po ashtu të drejtat e njeriut, fuqizimin e grave dhe të rinisë, si dhe të drejtat në përdorimin e gjuhës.

Forumi u organizua për të përfituar nga kapaciteti dhe përvoja e gjerë që gjendet në mesin e liderëve të komunave, bashkësive, religjioneve, shoqërisë civile, rinisë dhe akademikëve, dhe për të vlerësuar në mënyrë kolektive se si të përmirësohet ndërtimi i besimit në mes dhe brenda komuniteteve, popullatës dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur lokalë. Në forcimin e kësaj përpjekje, sistemi i Kombeve të Bashkuara, së bashku me partnerët e saj nga BE dhe OSBE, mund të ndihmojnë në drejtimin dhe koordinimin e mbështetjes kur të jetë e përshtatshme.

https://www.youtube.com/watch?v=8ik0oh_JGtA