Femicidi dhe perspektiva feministe



Të martën, me 2 korrik, u zhvillua ngjarja e QKSGJ-së "Femicidi dhe perspektiva feministe" në hapësirën Shtatëmbëdhjetë. Yllka Soba nga Kvinna till Kvinna së bashku me Luljeta Demollin nga QKSGJ mbajtën diskutim joformal në lidhje me vështirësite dhe sfidat sa i përket vrasjes së grave në Kosovë.

Ndër të tjera, gjatë diskutimit u cek që në Kosovë, 10 vitet e fundit, 34 gra janë vrarë nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët, baballarët apo meshkuj të tjerë nga familja e tyre.