Barazia Gjinore në Bordet e Ndërmarrjeve Publike



Sot, 19 dhjetor, Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajti konferencën "Barazia Gjinore në Bordet e Ndërmarrjeve Publike".

Folësit kryesor në panel ishin: Luljeta Demolli,Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Sami Zeka, Zëvendës Ministër i Zhvillimit Ekonomik; Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Demokraci për Zhvillim dhe Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Gjatë konferencës u diskutuam rreth iniciativës për ndryshimin e Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike dhe përfshierjes së kuotës për përfaqësimin e grave në bordet e ndërmarrjeve publike. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit “Gratë e reja të përfshira në parti dhe procese politike” menaxhuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë.