Punësimi i grave dhe të rinjve në Kosovë


Më 21 Mars 2019, Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizoi diskutimin “Punësimi i grave dhe të rinjve në Kosovë”, si pjesë e iniciativës “Gratë e Ballkanit për Politikë të Re”.

Fjala hyrëse dhe prezantimi i iniciativës u realizua nga Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Ndërsa folës në panel ishin: Vjollca Çavolli, Drejtoreshë Ekzekutive, STIKK; Fis Malesori, Drejtor Ekzekutiv, Venture UP dhe Blerta Thaci, Drejtoreshë Ekzekutive, Open Data Kosova.

Paneli u moderua nga Nita Zogiani, QKSGJ.