Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Konferenca Përmbyllëse

Me 19 Dhjetor QKSGJ mbajti konferencën përmbyllëse të këtij projekti “Përmirësimi i Llogaridhënies
Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore në Vendimmarrje", Kjo konferencë kishte për
qëllim të promovojë iniciativën për arritjen e balancës gjinore 50:50 në pozita vendimmarrëse në
institucionet publike përmes përmirësimit të llogaridhënies institucionale.
Në konferencë kanë qenë të ftuar panelistë nga fusha të ndryshme ku folës kryesor ishte presidenti i
vendit Z. Thaçi , me qëllim të diskutimit dhe shqyrtimit të ideve rreth përmirësimit të llogaridhënies nga
institucionet publike në rrugën drejt përfaqësimit të barabartë gjinor në vendimmarrje. Paneli i
konferencës ka qenë i përbërë nga akterët si në vijim: Hashim Thaçi, President I Republikës së Kosovës,
Hilmi Jashari, Avokat I Popullit, Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Nora
Latifi Jashari Drejtore Ekzekutive e Institutit GAP. Gjithashtu vlen të theksohet pjessëmarrja e shtuar e
mediave gjatë konferencës.
Përmes organizimit të kësaj konference Qendra Kosovare për Studime Gjinore synon të diskutohet
rëndësia e përfaqësimit të barabartë gjinor në vendimarrje dhe analizimi i shkaqeve të mos-zbatimit të
këtij ligji.
Si rezultat i konferencës dhe i projektit QKSGJ ka aritur të marrë premtimet si në vijim nga panelistët:

  • Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i institucioneve shtetërore në vitin 2018 duke filluar nga Janari 2018.
  • Ligji për Barazi Gjinore do të përfshihet në paketën e reformës zgjedhore.