Çka pas 16 ditë aktivizëm?



Më 17 dhjetor, QKSGJ mbajti bisedën e radhës për "Çka pas 16 ditë aktivizëm?" në kuadër të "FemTalks" me të ftuarat Bergita Currin nga Instituti i Mjeksisë Ligjore dhe Mirishahe Sylën, eksperte e çështjeve gjinore, të moderuar nga Yllka Soba, përfaqësuese e zyrës së Kvinna till Kvinna.

Diskutimi u fokusua në rikapitullimin dhe vlerësimin e kampanjës së 16 ditë aktivizëm si dhe shtrimin e alternativave për fuqizimin e luftës për ndalimin e dhunës gjinore ndaj grave, duke theksuar nevojën për mobilizim më të madh, gjithëpërfshirje dhe përfaqësim më përmbajtjesore të dhunës me bazë gjinore përtej kampanjës.