Shfaqja "Jam Burr'!?"


Më 27 Nëntor 2017, Qendra Multimedia & Katharina Maschenka Horn prezentuan shfaqjen “Jam Burr’!? [The Real Man!?]” nga Katharina Maschenka Horn, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizoi një diskutim pas shfaqjes me audiencën. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 16 ditëve aktivizëm.

Performues:Robert Nuha (Kosovë), Nemanja Mutić (Bosne-Herzegovinë),Jan Novosel (Kroaci)

Katharina Maschenka Horn (Gjermani).Si është të jesh burrë në Ballkan? Katharina Maschenka Horn dhe performuesit merren me realitetin dhe cliché-të e të qenit "burrë i vërtetë", ose "tamam burrë".

Një kosovar, një bosnjë-hercegovinas dhe një kroat bëhen bashkë në skenë. Edhe pse kanë kombësi të ndryshme, ata janë bërë bashkë për të shqyrtuar e diskutuar nëse është vërtetë e nevojshme për një burrë që ta 'bindë' vehten për dhunë e agresivitet, apo burrat mund të shihen edhe si viktima të shoqërisë!.

Fotografitë: Majlinda Hoxha #PërtëMirënTonë