Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Promovimi I Projektit ”Barazia dhe Përfaqësimi Gjinor Përtej Kufijve”

Për t’i fuqizuar rolet e tyre në shtetet përkatëse, përfaqësueset e çështjeve gjinore nga dy vendet fqinje, Maqedonia dhe Kosova u mblodhën të mërkurën më 27 Maj,2015 në Prishtinë, në kuadër të projektit: ”Barazia dhe Përfaqësimi Gjinor Përtej Kufijve”.

Në promovimin e projektit morren pjesë Përfaqsues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Nëpërmjet kësaj iniciative gratë synojnë që të kontribuojnë në rritjen e fuqizimit të tyre social dhe përmirësimin e barazisë gjinore në përfshirjen institucionale.

Ky projekt udhëhiqet prej Qendrës Kosovare për Studime Gjinore në partneritet me Shoqatën për Avancimin e Barazisë Gjinore “Akcija Zdruzenska” nga Shkupi, ko-partner me Qendrën për Këshillim dhe Përkrahje të Gruas “Dora Dorës”, si dhe Institutin për Zhvillim të Bashkësisë, kurse është i financuar nga Bashkimi Europian.