Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Trajnimi Strategjik Sensibilizues

Më 23 Qershor, QKSGJ organizoi trajnimin strategjik sensibilizues, “Përfaqësimi i barabartë gjinor në
institucionet publike të Republikës së Kosovës (Sfidat dhe problemet në zbatimin e Ligjit nr. 05/L -020
për barazi gjinore)”. Gjatë trjanimit është bërë interpretimi i Ligjit për Barazi Gjinore dhe diskutimi I
sfidave dhe problemeve lidhur me zbatimin e këtij Ligji. Gjithashtu trajnimi kishte për qëllim të rrisë
kapacitetet dhe aftësitë e politikëbërësve, në këtë rast zyrtarëve për barazi gjinore në komuna dhe
ministri duke ofruar hapa të thjeshtë e praktikë në drejtim të përfshirjes gjinore. Ligjërues dhe
moderator I këtij trajnimi ishte Eksperti Ligjor z. Besim Kajtazi njëkohësisht hartues dhe draftues i shumë
ligjeve në Republikën e Kosovës.