Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Barazia, Çështjet Gjinore, dhe Integrimi Evropian

Projekti “Barazia, Çështjet Gjinore, dhe Integrimi Evropian” zbatohet nga QKSGJ nën kornizën e
programit rajonal të Kvinna till Kvinna për Ballkanin Perëndimorë; “Fuqizimi i të drejtave të
grave, pjesëmarrjes dhe ndikimit në Ballkanin Perëndimorë”-që ka për qëllim përmirësimin e të
drejtave të grave dhe pjesëmarrjes së barabartë të grave në vendimmarrje përmes procesit
ekzistues të anëtarësimit në BE.

Programi është krijuar veçanërisht për tu marrë me sfidat nëpër të cilat po kalon rajoni; siç
është Procesi i Anëtarësimit në BE, dhe përfshirja e të drejtave të grave në këtë proces.

Projekti ka për qëllim:

  • Përmirësimin e perspektivës gjinore në dokumentet e anëtarësimit në EU
  • Rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të grave në procesin e Integrimit Evropian
  • Krijimin e një shoqërie të informuar dhe përfshirë në çështje gjinore dhe diskursin e Integrimit Evropian.

https://www.facebook.com/EqualRightsforAllCoalition/