Nita Zogiani

Nita Zogiani

Nita Zogiani punon si Menaxhere e Projektit në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Momentalisht, ajo është e angazhuar në projektin “Barazia, Çështjet Gjinore, dhe Integrimi Evropian”i cili zbatohet nga QKSGJ nën kornizën e programit rajonal të Kvinna till Kvinna për Ballkanin Perëndimorë; “Fuqizimi i të drejtave të grave, pjesëmarrjes dhe ndikimit në Ballkanin Perëndimorë”-që ka për qëllim përmirësimin e të drejtave të grave dhe pjesëmarrjes së barabartë të grave në vendimmarrje përmes procesit ekzistues të anëtarësimit në BE. Programi është krijuar veçanërisht për tu marrë me sfidat nëpër të cilat po kalon rajoni; siç është Procesi i Anëtarësimit në BE, dhe përfshirja e të drejtave të grave në këtë proces.

Nita është në përfundim të studimeve të ekonomisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo është e pasionuar për përfshirjen e perspektivës gjnore në proceset zhvillimore, krijimin e paqes së qëndrueshme, dhe sigurisë njerëzore për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Prej vitit 2015, Nita është gjithashtu anëtare e Akademisë të Vajzave për Paqe që synon rritjen e aftësive udhëheqëse, të avokimit dhe komunikimit mes vajzave dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për të ndikuar te politikëbërësit në nivel lokal dhe ndërkombëtar për një ndryshim pozitiv.